Lajmet e fundit

Janë takuar për herë të parë në një ballo në vitin e largët 1945 dhe kanë kaluar bashkë gjithë pjesën tjetër të jetës së tyre. Kanë ndërruar jetë pas 65 vitesh martesë, në një distancë prej 40 minutash nga njëri-tjetri, në spital.
As vdekja nuk mundi të ndajë lidhjen e fortë që ekzistonte mes 89 vjeçarit Italvino Possa dhe gjysmës së tij, 80 vjeçares Diva Possa.
Kanë marrë për herë të fundit frymë duke mbajtur prej dore njëri-tjetrin në një spital në Mbretërinë e Bashkuar, ku stafi iu ka ofruar mundësinë të flinin pranë njëri-tjetrit. Italvino u diagnostikua me leucemi në gusht të vitit 2013, ndërsa Diva i ishte nënshtruar kemio terapisë, pasi në prill të të njëjtit vit u zbulua se kishte tumor në fshikëz.
Brenda javës kushtet shëndetësore të Divës u përkeqësuan, ndaj ajo mblodhi 10 fëmijët e saj dhe familjet e tyre, për ta çuar në spital, siç raporton “Express.co.uk”, transmeton noa.
Rafael Max, një nga 14 nipërit e saj tregon: “Edhe gjyshin e shtruan. Biseduan mes tyre dhe më pas dukeshin tepër të qetë”. Mjekët njoftuan se edhe gjendja shëndetësore e Italvinos ishte përkeqësuar pak ditë pasi e shoqja u sëmur dhe stafi mjekësor e vendosi në të njëjtën dhomë me të dashurën e tij të zemrës, me të cilën ndërroi jetë në të njëjtën ditë./mapo.al