Lajmet e fundit

Kur Dominic Husson dhe Louise Veronneau nga Quebek të Kanadasë u takuan për herë të parë, ata zbuluan te njëri-tjetri një dashuri të ndërsjellë të kafshëve, transmeton Klan Kosova.
"Kjo është baza e marrëdhënieve tona, dashuria jonë ndaj kafshëve", ka thënë Louise ndërsa Dominic shpjegon se kjo tregon se ajo "është një person i mrekullueshëm dhe kjo është arsyeja pse ai dëshiron të martohet me të".
Në vend të afërmve të nuses dhe të dhëndrit, ata zgjodhën që të kalojnë ditën e tyre të dasmës në praninë e më shumë se 1000 maceve.