Lajmet e fundit

Ani pse janë në të 60-at, një çift nga Japonia dëshmon se moda është më shumë qejf dhe nuk lidhet me moshën.
Ata për 37 vjet janë të martuar dhe për tërë këtë periudhë daljet e tyre publike, i kanë pasur me rroga që kanë ngjasuar me të njëri-tjetrit, transmeton Klan Kosova.
Bëhet fjalë nga modeli i veshjeve deri te kombinimi i ngjyrave, ku gjithçka shihet se është e planifikuar.
Më 11 maj 1980 ata kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurisë dhe që nga atëherë nuk janë ndarë, as në kombinimin e rrobave.
Ata postojnë fotografi në platformën Instagram, ku shihen, para portës së shtëpisë së tyre, restoranteve dhe ambienteve të ndryshme.
Më poshtë mund të shihni disa fotografi të këtij çifti mjaftë simpatik:






