Lajmet e fundit

Një çift po përballet me dëbim të mundshëm nga shtëpia e tyre për shkak se ata kanë refuzuar të largojnë lepujt dhe derrat e tyre.
Clive dhe Rose Restall kanë 21 kafshë që jetojnë në shtëpinë e tyre në Plymouth, megjithatë çifti thonë se kafshët shtëpiake e ndihmuan Clive të kalojë betëjn e tij me kancerin, transmeton Klan Kosova.
Clive 57 vjeçar u diagnostikua me kancer të mëlçisë në vitin 2010 dhe bleu kafshët menjëherë duke pretenduar se ata ndihmojnë ta largojnë tërësisht depresionin, kur ai ishte duke u trajtuar.
Çifti thonë se derrat dhe lepujt kanë ndihmuar edhe anëtarët e komunitetit lokal me probleme personale dhe madje pretendojnë se janë magjik dhe mund të ndikojnë në të ardhmen.
Por, komuniteti i shtëpive në Plymouth thonë se numri i kafshëve në shtëpinë e çiftit është e papranueshme dhe shkel marrëveshjen e tyre të qirasë.
“Ata më kanë ndihmuar mua të luftojë kancerin, më ndihmuan për t’u përballur”, tha Calive për kafshët.
Clive dhe Rose kanë refuzuar të heqin qafe kafshët e dashura të tyre, dhe tani po përballen me dëbim deri në vitin e ri.