13.07.2016 · përditësuar para 3646 dite1 min lexim
Pas 58 vjetësh martesë një çift në San Antonio, Texas vdiqën krah për krah duke mbajtur duart, sipas KTLA, transmeton Klan Kosova.
“Unë thjesht nuk mund të besoj se diçka e tillë do të ndodhë ndonjëherë, këtë e dëgjojmë vetëm në filma...si The Notebook”, tha vajza e çiftit Corina Martinez.
George dhe Ora Lee Rodriguez raportohet se janë takuar në San Antonio, kur George ishte duke punuar si kasap në tregun vendor të mishit.
Ata u takuan në dyqan mishi, dhe u martuan pasi George ka përfunduar kohën e tij në ushtri. Ata pastaj kanë bërë tre fëmijë.
Historia e tyre dashurie thuhet se erdhi në një fund të bukur më pak se një javë pas përvjetorit të tyre të 58-të të martesës, kur George vdiq në gjumë, e ndjekur nga gruaja e tij Ora Lee, vetëm tri orë më vonë, transmeton Klan Kosova.
"Ata mbanin duart”, shtoi Corina.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.