Çifti mbretëror theu rekord në Instagram, duke arritur më shumë se 4 milionë ndjekës në vetëm pak ditë.
Princi Harry dhe Meghan Markle, janë bërë tashmë aktiv dje në prag të të bërit prindër, ata falënderuan të gjithë njerëz që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe, por kanë bërë edhe një apel: “Mos na bëni dhurata neve, bëni bamirësi”, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë:
Duka dhe dukesha e Sussex janë jashtëzakonisht mirënjohës për shprehjen e dashurisë dhe mbështetjes në prag të lindjes së fëmijës. Çifti ka planifikuar prej kohësh të inkurajojë publikun të heqin dorë nga dhuratat dhe më mirë të bëjnë një donacion për shoqatat që mbështesin fëmijët dhe prindërit në vështirësi.
Nëse kë bërë një donacion, çifti të falënderon pafundësisht, nëse po e mendon ta bësh, atëherë mund t’u drejtohesh organizatave @thelunchboxfund, @littlevillagehq, @ëellchild, e @baby2baby. Faleminderit për dashurinë tuaj”.
https://www.instagram.com/p/Bv4Ou8nBFDE/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.