Lajmet e fundit

Një çift në Phoenix të SHBA-së e ka kuptuar se ishte ide e mirë kur vendosën ta renovojnë kuzhinën në shtëpinë e tyre.
Gjatë shembjes së murit, ata zbuluan një kasafortë 50 vjeçare dhe brenda saj gjetën 50 mijë dollarë dhe një shishe uiski bourbon të vitit 1960.
Është pothuajse e pabesueshme të jetë e vërtetë, por kjo është ajo që me të vërtetë ndodhi.
Çiftit i kujtohet se kur u shpërngulën në këtë shtëpi, e gjetën një kod të kasafortës prapa kutisë së ilaçeve dhe pas shumë tentimeve, e hapën atë.
Brenda kasafortës kanë gjetur edhe një libër dhe një fotografi, që një mik i ka dedikuar personit me emrin Alan.
Gruaja dhe partneri i saj kanë thënë se ende nuk e dinë se çfarë do të bëjnë më paratë, duke shtuar se nëse Alan jeton ende dhe është diku, në fund të fundit të gjitha ishin të dedikuara për të.
“Por shishen me uiski do ta mbajmë ne”, kanë deklaruar ata.