Lajmet e fundit

Ju prezantojmë me Ana Maria dhe Ambrosio Lopes. Këta kanë qenë së bashku për 60 vjet.
Ky çift tani kanë një familje të madhe dhe miqësore, por dikur i është dashur të luftojnë për të drejtën e tyre për ta dashuruar njëri tjetrin.
Ana Maria dhe Ambrosio fillimisht u takuan në Rio de Janeiro të Brazilit në mes të viteve 1950, dhe u dashuruan menjëherë. Por familja e Ana Marias e kundërshtuan lidhjen e tyre sepse dy të dashuruarit dalloni për nga statusi social dhe ngjyra e lëkurës.


Pavarësisht kundërshtimit të prindërve të saj, atëherë vajza e re i paketoi gjërat e saj në një valixhe dhe u largua nga shtëpia me të dashurin e saj. Ambrosio i premtoi se do të qëndronin së bashku për tërë jetën.


Gjatë 60 vjetëve pasuese, ata rritën dy vajza dhe pesë nipër e mbesa. Sot, ata ende e duan njëri tjetrin aq sa edhe kur u takuan për herë të parë.
