Një çift nga Illinois i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili ka qenë i martuar për 69 vjet ka vdekur brenda një ore gjatë fundjavës së shkuar.
Theresa Vyatkin vdiq të shtunën në orën 12:10 e në Highland Park Hospital në moshën 89 vjeçare, ndërsa burri i saj, 91-vjeçari Isaac Vyatkin, ndërroi jetë rreth orës 12:50, raportojnë mediat e huaja, përcjellë Klan Kosova.
Të afërmit thonë se burri dhe gruaja ishin duke ia mbajtur duart njëri-tjetrit kur Theresa ndërroi jetë.
Vajza e tyre, Clara Gesklin, tha se babai i saj ndaloi së marri frymë, kur anëtarët e familjes ia ndan gishtat e çiftit që i mbanin duart e shtrënguara.
Kurse, djali i tyre, Leo Vyatkin, thotë se babai i tij "nuk donte të bënte asgjë pa gruan e tij", transmeton Klan Kosova.
Gjatë një funerali të përbashkët të mbajtur të hënën për çiftin, Gesklin tha për prindërit e saj se "dashuria për njëri-tjetrin ishte aq e fortë sa thjesht ata nuk mund të jetonin pa njëri-tjetrin."
Çifti jetonte në Skokie në veriperëndim të Çikagos, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.