Lajmet e fundit

Kur shpërtheu Lufta Civile në Spanjë në vitin 1936, mijëra njerëz u arratisën nga fshatrat në kërkim të punës në qytet.
Nga këto kushte lindi edhe historia e dashurisë e pazakontë mes Juan Martin dhe Sinforosa Colomer- një çift që refuzoi të braktisë fshatin e tyre, ku jetojnë të vetëm prej më shumë se 45 vitesh.
Çifti, tani 79 dhe 82 vjeç respektivisht, punojnë tokën dhe kujdesn për dhjetëra mace dhe qen në fshatin, që dikur ishte vendbanim për 200 banorë.
Një film i shkurtër detajon jetën e vështirë të çiftit, që jeton në fshatin e largët, rreth 100 milje larg Valencias.
Juan Martin u tha producentëve se ai mund të ishte larguar me kohë, por gruaja e tij nuk do.
Çifti kishte një vajzë, që vdiq në mënyrë tragjike në moshën 12-vjeçare.
“Të ishte për mua, do isha larguar me kohë. Por nuk mund të largohem vetëm”.
Fshati ka pasur një drejtues, një polic, një prift dhe disa mësues.
Por pas një tragjedie natyrore, që vrau shumë banorë, fshati nuk rifitoi kurrë jetën e mëparshme.
Në një moment prekës të filmit, të dy janë ulur për të ngrënë bukë së bashku në heshtje, kur Sinforosa e qorton butësisht të shoqin: “I ke hedhur shumë vaj sallatës”.
Ai i tha producentit të filmit se të dy u takuan kur ishin të rinj dhe po sillnin bagëtitë nga fusha.
Më tej çifti u njoh më mirë në dy taverna të fshatit, ku shkohej për të kërcyer në fundjavë./ Mapo.al