Dy burra homoseksualë Lee dhe Paul që jane takuar përmes internetit dhe filluan lidhjen së bashku, zbuluan se janë vëllezër gjatë emisionit të drejtpërdrejtë të Jeremy Kylie Show.
22.05.2015 · përditësuar para 4086 dite1 min lexim
Dyshja kanë folur në internet dhe kanë mbajtur lidhje për më shumë se dy vjet, derisa Lee e prezantoi të dashurin Paul para familjes dhe shoqërisë, të cilët menjëherë kanë vëne re një ngjashmëri të madhe të pamjes ndërmjet Paul dhe ish bashkëshortit të nënës së Lee.
Pas kësaj, ata kane vendosur ta bëjnë analizën e ADN-së dhe rezultatin e zbuluan në emision të drejtpërdrejtë të televizionit.
Pasi prezantuesi i pohoi rezultatin se ata janë vëllezër dhe ndajnë të njejtën nënë, u shokuan dhe heshtën për disa sekonda, duke mos mundur të besojnë se çfarë i ka ndodhur, raporton klankosova.
Sipas emisionit, të dy burrat e kanë vazhduar jetën e tyre, por kanë mbetur më të afërt se kurrë si vëllezër.