26.08.2019 · përditësuar para 2508 dite1 min lexim
Ish-futbollisti dhe ylli social, David Beckham, është shfaqur mjaft i dashuruar përkrah bashkëshortes së tij, Victoria Beckham, teksa po relaksoheshin në jahtin e Elton John.
Dyshja kaluan kohë bashkë me fëmijët e tyre, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper në jug të Francës si dhe me vetë John dhe burrin e tij, David Furnish.
Në një moment, paparacit kanë shkrepur një fotografi ku ish-lojtari i Manchester United dhe Real Madrid puth gruan e tij dhe ndan të qeshura me të.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.