Cory dhe Jennifer Heinzen së fund i kishin blerë në Rhode Island një shtëpi ferme të vjetër 300 vjet, pavarësisht se ajo kishte shërbyer si inspirim për filmin horror të vitit 2013, “The Conjuring”.
Ky film ishte bazuar në tregimin e tmerrshëm por të vërtetë të familjes Perron që kishte jetuar aty gjatë viteve të ’70-ta të cilët kishin hasur në disa incidente paranormale si ngritja e shtretërve nga dyshemeja dhe era e mishit të qelbur duke u përhapur nëpër shtëpi, sipas Metro.
“Kemi pasur pak momente këtu që na kanë bërë të kërcejmë nga pak. Kemi parë dyer që hapen vetë, hapa këmbësh, zëra të paartikuluar, fenomene të zërave elektronikë, dhe disa sesione të mrekullueshme të zbulimit së fantazmave”, ka thënë Cody për Insider.
Mirëpo, kjo mund të jetë ajo që ata edhe e duan pasi që Cody punon si hetues në fushën e paranormalitetit, dhe aktualisht po e riparon shtëpinë në mënyrë që ai dhe gruaja e tij ta hapin për publikun më vonë gjatë këtij viti.
https://www.youtube.com/watch?v=k10ETZ41q5o
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.