Lajmet e fundit

Hulmtuesit në SHBA janë interesuar të kuptojnë se çfarë qëndron prapa selfieve të shumta që disa çifte i postojnë në rrjete sociale.
Sipas tyre, kur një çift poston shumë selfie në rrjete sociale mundohen që ta krijojnë “personin ideal të tyre”, që është tërësisht ndryshe në jetën reale, transmeton Klan Kosova.
Gjetjet e këtyre hulumtuesve amerikan janë pothuajse të njëjtat me ekipin e hulumtuesve të Universitetit të Bostonit, që konstatuan se personat që bëjnë shumë selfie janë narcisoid dhe me anë të fotografisë ata tentojnë që ta rrisin ndjenjën e vetë-kënaqësisë.
E çiftet që postojnë tërë kohën selfie të tyre, sipas hulumtuesve dëshirojnë që t’i tregojnë të tjerëve për lidhjen e tyre dhe ta idealizojnë atë.
Shpeshherë lidhja e një çifti nuk është fare ashtu siç ata pretendojnë që është në rrjete sociale.