Këngëtarja e famshme Ciara, ka publikuar këngën e saj më të re, “Beauty Marks” të cilën ia ka kushtuar bashkëshortit të saj, Russel Wilson.
Të premten, Ciara ishte mysafire në emisionin The VieW, ajo aty promovoi këngën e re.
Këngëtarja filloi të qante në emision pasi i shikoi dy video kushtuar saj, në njërën video ishte burri i saj ku i shpreh dashurinë.
Ndërsa në videon e dytë janë dy fëmijët e tyre ku shihen duke i uruar Ditën e Nënës dhe i thonë se e duan shumë këngëtaren.
Këto video ishin surprizë për këngëtaren, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=7j2CmaR03Eg
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.