Ciara dhe Russell Wilson po festojnë trevjetorin e martesës.
30 vjeçari hyri në Instagram për të postuar një video të ëmbël me këngëtaren 33 vjeçare duke ndarë një puthje në përvjetorin e tyre.
“Viti 3. Gëzuar përvjetorin zemër”, shkroi Russell nën video.
Më pas Ciara komentoi në postim duke shkruar: “Numri im i preferuar. Të dua shumë. Mirënjohëse për këtë dashuri”.
Ciara dhe Russell u martuan në vitin 2016 dhe kanë një vajzë bashkë.
Këngëtarja është gjithashtu nëna e një djali pesëvjeçar nga lidhja me Future.
https://www.instagram.com/p/BzmUJcpFQ7L/?utm_source=ig_embed
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.