Qyteti italian i Torinos ka fituar garën për t'u bërë qyteti nikoqir i edicionit të 66 -të të “Eurovision”, pasi ka triumfuar mbi 16 oferta të tjera konkurruese.
Finalja e Madhe do të mbahet në PalaOlimpico të shtunën, më 14 maj me gjysmëfinalet më 10 dhe 12 maj të 2022-ës, raporton Eurovision.tv .
Kryeqyteti i Piemonte do të jetë qyteti i tretë italian që organizon këtë ngjarje pas Napolit (1965) dhe Romës (1991), falë fitores së Måneskin në Roterdam të Holandës me knëngën "Zitti e Buoni".
Festivali i “Eurosong” mbahet në Itali pas 30 vjetësh, transmeton Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=RVH5dn1cxAQ
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.