Chrissy Teigen ka folur për divorcin e Kim Kardashian dhe Kanye West.
Në një intervistë të re me Andy Cohen, 35 vjeçarja tregoi se si po ndjehet Kim pas ndarjes me reperin 43 vjeçar.
“Kim po bën mirë. Sinqerisht është turp që nuk funksionoi sepse i pashë ata që ishin në një marrëdhënie e cila do të zgjaste përgjithmonë. Ajo u përpoq shumë”, tha Chrissy.
Një fans më pas e pyeti Chrissy për statusin e miqësisë së burrit të saj John Legend me Kanye.
“Unë do të them se kam qenë patjetër në kontakt me Kim më shumë sesa John ka qenë në kontakt me Kanye”, tha ajo.
Kim zyrtarisht bëri kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt pas muajsh spekulimesh për ndarje. Kanye së fundmi u përgjigj me një kërkesë divorci të tij, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.