Chrissy Teigen ka fshirë llogarinë e saj në Twitter, duke thënë se kjo platformë e rrjeteve sociale ka filluar t’i shërbejë asaj ‘negativisht’.
Modelja e cila kishte më shumë se 13.7 milionë ndjekës, njoftoi se do të largohej të mërkurën.
“Për mbi 10 vjet, ju keni qenë bota ime. Unë sinqerisht i detyrohem kaq shumë kësaj bote që kemi krijuar këtu. Unë me të vërtetë i konsideroj shumë prej miqtë e mi të vërtetë”, shkroi ajo.
“Por është koha që unë të them lamtumirë. Kjo nuk më shërben më aq pozitivisht sa më shërben negativisht”.
Vitin e kaluar, modelja kishte përdorur Twitter - midis platformave të tjera sociale - për të njoftuar se ajo dhe burri i saj, John Legend, kishin humbur fëmijën e tyre pas ndërlikimeve të shtatzënisë.
Hapja e çiftit u vlerësua nga shumë gra, burra dhe profesionistë mjekësorë - por jo të gjitha përgjigjet ndaj njoftimit në mediat sociale ishin të mira.
Gjithsesi, llogaria e saj në Instagram mbetet aktive, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.