Chrissy Teigen po e kujton djalin e saj të ndjerë, Jack.
Autorja 35-vjeçare e librave të gatimit bëri një postim emocionues, duke kujtuar djalin e saj të ndjerë, gati një vit pasi e humbi.
“Djalit që gati e kishim. Një vit më parë më dhurove dhimbjen më të madhe që mund të imagjinoja për të më treguar se mund të mbijetoj çdo gjë, edhe nëse nuk do të doja”, shkroi Chrissy në Instagram së bashku me një fotografi të saj duke qarë në shtratin e spitalit afër burrit të saj, këngëtarit John Legend.
Çifti njoftoi më 30 shtator 2020 se e kishin humbur Jack pas një shtatzënie shumë të vështirë.
"Unë nuk arrita të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe shkove për të më bërë ta dua veten dhe të kujdesem për veten sepse trupat tanë janë të çmuar dhe jeta është një mrekulli. Më thanë se do të bëhej më e lehtë me kohën, por nuk ka filluar ende. Mami dhe babi të duan përgjithmonë”, shkroi Chrissy.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.