Lajmet e fundit

Duket se do të jetë një dasmë vere për Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger.
“Nuk do të jetë një fejesë e gjatë”, ka thënë një burim për E! News duke shtuar se planet për dasmë tashmë kanë filluar.
Të gjithë, ka thënë ky burim, duan që “Katherine të ketë një dasmë perfekte”.
Shumë media në ndërkohë kanë raportuar se ceremonia do të jetë religjioze.
“Nuk do të jetë një dasmë e vogël. Vajza e vogël e Arnold dhe Maria do të martohet, kjo është një ditë shumë e rëndësishme. Nuk do të kursehet asgjë që Katherine ta ketë dasmën e ëndrrave”, ka thënë tutje një burim shumë i afërt me autoren amerikane.
Prindërit e Katherine, Maria Shriver dhe Arnold Schwarzenegger, mezi po e presin dasmën.
“Katherine pa dyshim se e ka gjetur princin e ëndrrave. Familja e saj janë jashtëzakonisht të lumtur që ai i ka propozuar dhe ata tashmë janë gati për një hap të tillë si martesa”.