Chris Martin dhe Dakota Johnson po i thonë lamtumirë rezidencës në Malibu, në të cilën kanë jetuar vitin e kaluar.
Raportohet se Chris e ka blerë shtëpinë për 12.5 milionë dollarë vetëm 14 muaj më parë dhe tani ai e ka shitur shtëpinë për 14.4 milionë, duke fituar një shumë të madhe prej 1.9 milion.
Prona prej një hektari përfshin një shtëpi kryesore prej 5,300 metrash katrorë dhe një bujtinë të shkëputur. Shtëpia përmban pesë dhoma gjumi, 5 banjo , një teatër shtëpiak, një kombinim dykatëshe të dhomës së ndenjes dhe ngrënies, një kuzhinë në natyrë, një vatër zjarri, një pishinë, një banjë të ngritur dhe një bujtinë dykatëshe me kuzhinën dhe dhomën e vet të pritjes.
Chris thuhet se ka blerë një shtëpi tjetër vetëm disa blloqe larg nga e vjetra, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.