Lajmet e fundit

Heroi i këtij filmi ka treguar edhe pse aktualisht është beqar, transmeton Klan Kosova.
“Unë frikësohem nga ndjenja e të qenit ‘në kafaz’. Unë gjithmonë kam qenë një djalë shumë i pavarur në jetën time. Të jem vetëm me veten time është një nga gjërat që preferoj më së shumti”.
“Unë dua të jem me dikë që e vlerëson hapësirën personale dhe e ka jetën e saj private gjithashtu, a më kupton? Nëse jam me dikë që thjesht përshtatet me jetën dhe karrierën time, mund të ndihem sikur po mbytem”, ka thënë aktori i njohur.
37 vjeçari Evans i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me komedianen Janny Slate vitin e kaluar pas një lidhje jo shumë stabile, qysh prej vitit 2016 kur ata ishin njohur.
“Nuk mund të mos kesh respekt për të. Ti thjesht kalon pesë minuta me të dhe nuk mund të gjesh diçka të keqe për të thënë për të, edhe nëse mundohesh”, kishte thënë Evans për USA TODAY për ish të dashurën e tij në vitin 2017.