Lajmet e fundit

Raportohet që Fiorentina ka arritur marrëveshje me Vlad Chiriches e Tottenham Hotspur dhe se gjithçka do të zyrtarizohet në 48 orët e ardhshme.
Përfaqësuesi i Rumanisë ka qenë i lidhur me një kalim të Roma afatin e janarit, por në fund vendosi që të qëndrojë në Londër.
Viola e ka fituar betejën me Galatasarayn e cila po ashtu e dëshironte futbollistin, shkruan Football Italia.
Ai sezonin e ardhëm do të kalojë si huazim, gjë për të cilën italianët duhet të paguajnë një milionë euro, ndërsa pas një viti nëse dëshirojnë që ta blejnë duhet të paguajnë edhe pesë të tjerë.
Chiriches u bashkua me Spurs nga Steaua Bucharest në vitin 2013 për nj shumë prej 9.5 milionë euro, por që nuk arriti të tregojë veten.
Sezonin e fundit ai pati vetëm 19 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar vetëm një gol dhe duke u ndëshkuar njëherë me karton të kuq, transmeton Klan Kosova.