Lajmet e fundit
Giorgio Chiellini nuk ka mundur të rikuperojë lëndimin e marrë në stërvitje, ndaj do të mbetet jashtë finales së Berlinit.

Juventus ka pranuar një lajm të hidhur para finales së të shtunës, në Champions League, ndaj Barcelonës.
Qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini do ta ketë të pamundshme të luaj për shkak të lëndimit që mori në stërvitjet e së martës.
“Giorgio Chiellini ka kryer disa teste shkaku i një shqetësimi muskulor”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Testet kanë treguar që ai ka një dëmtim të shkallës së parë në muskulin e këmbës së majtë, që ia bënë të pamundshme paraqitjen në ndeshje kundër Barcelonës”.
Mungesa e Chiellinit shënon prapaecje të Juventus, që ka kohë që nuk e kanë në radhët e veta Martin Caceres, ndërsa mund të mos e kenë të gatshëm as Andrea Barzaglin.