Lajmet e fundit
Mbrojtësi italian nuk do të dënohet për atë që ndodhi në fitoren e Juventus ndaj Torino, në ndeshjen e fundjavës në Serie A

Komisioni Disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit ka vendosur të mos e dënojë mbrojtësin e Juventus, Giorgio Chiellini.
Mbrojtësi i Juventus kishte dalë para komisionit me akuzën se ka goditur qëllimshëm sulmuesin e Torino, Andrea Belotti.
Por pas shikimit të xhirimeve dhe konsultimeve është vendosur që Chiellini të mos dënohet për atë që ndodhi në përballjen e së dielës.