Lajmet e fundit
Mbrojtësi italian ka folur për gazetarë lidhur me ndeshjen finale ndaj Barcelonës si edhe për atë kundër Lazios, fitimin e të cilës e quajti shumë të rëndësishme.

Giorgio Chiellini, mbrojtësi qëndror, i cili mund të marrë shiritin e kapitenit nëse Gianluigi Buffon lihet në bankë, komentoi ndeshjen ndaj Barcelonës dhe deklaratat e trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone.
“Fuqia jonë buron në marrjen e secilës ndeshje ndaraz. Ne nuk mendojmë më larg se kaq, prandaj nuk jemi duke menduar për 6 qershorin. Duam të mposhtim Lazion fillimisht, pastaj shohim. Ka kohë deri në atë ndeshje”.
“Është e vështirë të bësh dallime në treshen katalane. Sa i përket Luis Suarez, e kam thënë edhe javën e shkuar, nuk kam kurrfarë problem me të. Do ta markoj njejtë siç markova Benzeman, Messin si Ronaldon dhe Neymarin si Balen”.
Mbrojtësi Italian tregoi edhe për rëndësinë e të fituarit të Coppa Italia.
“Është e veçantë sepse nuk e kemi fituar për 20 vite. Kam luajtur vetëm një finale të Coppa Italia që prej ardhjes në Juventus kur edhe jemi mposhtur. Prandaj është kaq e rëndësishmë fitorja”.