Lajmet e fundit

Chicharito tregon pse dështoi në United
Sot cilësohet si njëra ndër blerjet më të mira të verës. Javier Hernandez prej kur kaloi në Bayer Leverkusen është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme.
Vet lojtari ka treguar se çka e bëri të dështoi atë në Old Trafford.
“Çka po më mungonte në dy-tre vitet e fundit, ishte hapësira”.
“Një kohë luaja, pastaj rrija në bankën rezervë, kjo nuk më bënte mirë aspak”, ka thënë Chicharito.
Ai ka thënë se tash është pjesë e çdo ndeshjeje dhe kjo është krejt çka i është dashur.
Hernandez ka thënë se besimi nuk krijohet duke shënuar gola, por duke luajtur ditë për ditë për ta zënë kështu ritmin, transmeton Klan Kosova.