Lajmet e fundit
Javier Hernandez pritet të rikthehet në Angli. Chicharito nuk ka arritur të sigurojë vend në Madrid.

Manchester United deklaroi se nuk është i interesuar për ta mbajtur sulmuesin Ramadel Falcao, ndërsa të njëjtën gjë e bëri një ditë më pas edhe Real Madridi me sulmuesin e Manchester United, Javier Hernandez.
Skuadra mbretërore ka vazhduar më ndryshime në skuadër.
Fillimisht e shkarkoi Carlo Ancelottin nga detyra e trajnerit, kurse të mërkurën ka njoftuar se do ta rikthehej “Chichariton” në “Old Trafford”.
Sulmuesi Javier Hernandez ka shënuar nëntë gola në 33 paraqitje për Real Madridin, kurse interesim për të kanë shfaqur disa skuadra nga Premier League dhe një nga Seria A, Lazio.