Lajmet e fundit
Mesfushori rus është i pëlqyeri i Rafa Benitezit për krahun e majtë, gjë të cilën trajneri dhe drejtuesit ia komunikuan në një takim në Bernabeu.

Denis Cheryshev dhe agjenti i tij, Gines Carvajal, janë takuar me shefat e Real Madridit në Santiago Bernabeu të martën për të diskutuar të ardhmen e reprezentuesit rus tek mbretërit.
Mesfushori ka pasur paraqitje të mira në parasezonin e Real Madridit, gjë që ka bërë që drejtuesit e skuadrës dhe vet trajneri t’ia komunikojnë lajmin që trajneri dhe skuadra llogarisin në të per sezonin e ri.
Cheryshev sezonin e shkuar ishte i huazuar tek Villarreal, ndërsa në atë paraprak tek Sevilla.