Lajmet e fundit

Cheryl dhe ish-anëtari i "One Direction" kishin nisur lidhjen e tyre të dashurisë në vitin 2016, një vit më vonë u bënë prindër të Bear derisa u ndanë në muajin korrik të vitit 2018.
“Jemi të mërzitur t'iu njoftojmë se ne po ndajmë rrugët tona. Për ne, ishte një vendim shumë i vështirë për t’u marrë. Ne kemi akoma shumë dashuri për njëri-tjetrin, si një familje. Bear është jeta jonë dhe ne kërkojmë që ju ta respektoni privatësinë e tij, derisa ne të gjejmë rrugën tonë, pas këtij vendimi”, thuhej në njoftimin e çiftit për ndarjen e tyre.
Romanca e Payne dhe Cheryl kishte filluar në X Factor U.K. Çifti fillimisht ishin lidhur derisa Cheryl ishte anëtare e jurisë në këtë show derisa Payne një konkurrent, në vitin 2008.
Në vitin 2016, ylli që ishte dy herë e martuar paraprakisht, e cila emrin e vërtetë e ka Cheryl Tweedy, njoftoi se donte të njihej në publik vetëm me emrin e saj të parë, Cheryl.
Marrëdhënia e saj me Payne filloi pas divorcit të saj nga francezi Jean-Bernard Fernandez-Versini. Ajo ishte martuar më herët me ish-futbollistin e Anglisë, Ashley Cole.
