Lajmet e fundit
Xhiroja e gjashtë përballë dy trajnerët që s'kanë treguar tash e sa kohë aspak respekt për njëri tjetrin, Jose Mourinho dhe Arsene Wenger.

Chelsea e pret Arsenalin, në Stamford Bridge, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të Premier Ligës.
Skuadra e udhëhequr nga Jose Mourinho nga pesë ndeshjet paraprake ka mbledhur vetëm katër pikë duke dështuar totalisht në të gjitha aspektet e lojës.
Arsenali nga ana tjetër ka tri fitore, një barazim dhe një humbje, ndërsa renditet në pozitën e katërt me 10 pikë të mbledhura.
Chelsea: Begovic, Ivanovic, Zouma, Cahill, Azpilicueta, Matic, Fabregas, Pedro, Oscar, Hazard, Diego Costa
Arsenal: Cech, Bellerin, Gabriel, Koscielny, Monreal, Coquelin, Ramsey, Cazorla, Özil, Alexis, Walcott