Lajmet e fundit

Antonio Conte në sezonin e ri do të ketë nën urdhëratë e tij edhe mesfushorin N’Golo Kante.
Leicester City ka arritur një marrëveshje me Chelsean për transferimin e mesfushorit francez në Londërr.
E përditshmja franceze “Le Parisien” raporton se Blutë kanë paraqitur një ofertë me vlerë prej 29 milionë sterlinash, e cila është pranuar nga kampionët e Premier League.
Mesfushori N’Golo Kante është një ndër të preferuarit e Antonio Contes i cili sezonin e ardhshëm do të drejtojë skuadrën e Chelsea.