Lajmet e fundit
Skuadra nga Londra e ka transferuar portierin spanjoll për një shifër rekord, prej 80 milionë eurosh, që është shuma më e madhe e paguar ndonjëherë për ndonjë portier

Chelsea ka nënshkruar me portierin Kepa Arrizabalaga nga Athletic Bilbao për 80 milionë euro - që është shuma më e lartë e paguar për ndonjë portier dhe transfer rekord i klubit.
23 vjeçari do të transferohet në Stamford Bridge pasi Blutë paguan klauzolën e largimit të tij nga skuadra, duke kaluar shifrën prej 75 milionë euro të transferimit të Alisson tek Liverpool.
Ai ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare me skuadrën nga Londra dhe do ta zëvendësojë Thibaut Courtois, i cili me shumë gjasë do ta kalojë në radhët e Real Madrid.