Lajmet e fundit
Zhang Linpeng, që është krahasuar me reprezentuesin spanjoll, thotë se Blutë do të nënshkruajnë me të para se të mbyllet afati kalimtar veror.

Mbrojtësi Zhang Linpeng e ka pranuar se ai do të kalojë tek Chelsea para se të mbyllet ky afat kalimtar.
26 vjeçari që tani paraqitet tek skuadra kineze Guangzhoi Evergrande është i lumtur që ëndrra e tij për të luajtur në Premier League po realizohet.
Derisa Zhang pritet të huazohet, mediat kineze raportojnë se mbrojtësi i djathtë – që krahasohet me Sergio Ramosin – mund të jetë zëvendësim për Branislav Ivanoviqin.
“Jam shumë i lumtur për interesimin”.
“Kam punuar shumë dhe pritur shumë vite për këtë rast”.
“Megjithëse s’mund të luajë në Premier League, pasi Chelsea ka shumë lojtarë të huaj, nuk jam i shqetësuar”.