Skuadra angleze, Chelsea, është e interesuar që ta përforcojë pjesën sulmuese të saj.
Prandaj Blues shpresojnë të rikthehen në tregun e transferimeve me dy nënshkrime, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Aktualisht, skuadra në fjalë e ka të ndaluar të nënshkruajë lojtarë të rinj, por besojnë se ndalesa do të hiqet deri në kohën e transferimeve të dimrit.
Nëse ndodh kjo, atëherë futbollistët e parë që do t’i bashkohen Chelseas janë, Timo Werner dhe Callum Wilson.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.