Lajmet e fundit

Borussia Dortmund si duket nuk do ta lejojë shitjen e Chrsitian Pulisic gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas mediumit gjerman Bild, dhe Sport Witness, liderët e Bundesligës po ngurrojnë që t'i lënë të shkojnë lojtarët e tyre, teksa po luftojnë për titull kampioni.
Ishte paraparë një ofertë prej 70 milionë eurosh e londinezëve në adresë të Dortmundit, mirëpo duket se amerikani do të mbetet te Bletat së paku deri në fund të sezonit.