Lajmet e fundit

Chelsea është e interesuar ta transferojë futbollistin e krahut te Brentford, Said Benrahma, mirëpo po rivalizohet nga Leicester City, sipas raportimeve nga medium britanik, Express.
24 vjeçi është njëri prej lojtarëve më të mirë në Championship, dhe kartoni i tij mund të kushtojë diku 25 milionë funte.
Benrahma ka arritur që këtë edicion t’i shënojë 21 gola nga 75 sa është paraqitur për klubin e ligës së dytë më të fortë në Angli.