Chelsea vazhdon ta kryesojë Premier Ligën, por vetëm me shtatë pikë tashmë, pasi pësojë humbje nga Crystal Palace dhe Tottenham e mposhti Burnleyn, njofton Klan Kosova.
Antonio Conte me djelmoshat e tij kishte fituar 10 ndeshje rresht në Stamford Bridge dhe s’kishte pësuar humbje si vendas qysh nga 16 shtatori i vitit të kaluar, por gjithë ky rekord u prish sot nga Shqiponjat e Crystal Palace.
Chelsea kaloi në epërsi fillimisht me golin e Cesc Fabregas, por shpejt e gjeti veten në disavantazh.
Fillimisht Wilfred Zaha me një soloaksion shënoi për të barazuar shifrat dhe vetëm disa çaste më vonë, Christian Benteke realizoi për golin e epërsisë.
Chelsea më pas shtoi presionin, por nuk gjeti rrugën për tek rrjeta e portierit, Wayne Hennessey, i cili priti plotë 11 goditje, për t’i mundësuar kështu ekipit të tij fitoren e katërt radhazi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.