Lajmet e fundit
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho duket se do të vazhdojë gjahun në këtë afat kalimtar.

Të enjten Chelsea zyrtarizoi transferimin e Pedros nga Barcelona, megjithëse pritej që spanjolli t'i bashkohej Manchester Unitedit pas javë të tëra negociatash.
Por, duket se Jose Mourinho nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.
Mediat britanike raportojnë se portugezi do të shpenzojë 120 milionë funte për të sjellë në Stamford Bridge Paul Pogba dhe John Stones.
Për francezin Chelsea pritet të ofrojë 80 milionë funte ndërsa për Stones 40 milionë.
Por, duke parë insistimin e zyrtarëve të 'Zonjës së vjetër' për t'a mbajtur në Torino francezin, blutë pritet që në ofertë për të të përfshijnë edhe Juan Cuadradon.