Lajmet e fundit

Chelsea po synon që ta transferojë mesfushorin e Flamengos, Gerson, sipas raportimeve nga medium britanik, The Express.
Tottenham Hotspur dhe Barcelona po ashtu janë në garë për blerjen e 23 vjeçit, mirëpo gjasat janë më të mëdha që ai të kalojë në “Stamford Bridge”.
Në anën tjetër, Flamengo ka shprehur vullnetin që ta sanksionojë largimin e Gerson-it nëse dikush paguan shumën prej 30 milionë funtesh të cilën ata ia kanë vënë kartonit të tij.