Lajmet e fundit

Chelsea ka shënur fitore ndaj Southampton me rezultat 1:0.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Premier Ligës, kampioni në fuqi i Anglisë pati punë jo fort të lehtë ngaj Southampton, andaj iu mjaftoi një gol nga Marcos Alonso në minutën e tretë të lojës shtesë në pjesën e parë, që t’i arkëtojnë tri pikë.
Pas kësaj fitoreje, Chelsea mban pozitën e tretë, me pikë të barabarta me Manchester Unuited-in në vendin e dytë, por që Djajtë e Kuq kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.