07.10.2018 · përditësuar para 2855 dite1 min lexim
Ekipi i Chelseat ka vënë nën presion Manchester Cityn dhe Liverpoolin pasi përkohësisht është ngritur në vendin e parë në tabelë pas fitoren 0 me 3 si mysafir tek Southampton.
“Blutë” janë në formë të mirë këtë edicion pas ardhjes në krye të skuadrës së menaxherit Maurizio Sarri. Ata arritën të hapin llogarinë e golave me anë të sulmuesit belg, Eden Hazard për të cilin gjysmë ore pas fillimit të sfidës asistoi Ross Barkley.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të “Bluve”, kurse në pjesën e dytë ata u rikthyen edhe më të fuqishëm duke arritur të shënojnë edhe dy herë deri në fund.
Fillimisht, asistuesi i golit të parë Barkley shënoi pas asistimit të francezit Olivier Giroud, ndërsa krejt në fund të ndeshjes sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata shënoi për rezultatin final 3 me 0, pas asistimit të Eden Hazard.
Chelsea tani ndodhet në pozitën e parë ne tabelë me 20 pikë, një më shumë se Man. City dhe Liverpool të cilat do të ndeshen mes vete sot, kurse Southampton mas javës së shtatë në ligë ka 5 pikë dhe mban pozitën e 16-të.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.