Lajmet e fundit

Chelsea ka hyrë në garë për ta kompletuar transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos për 50 milionë funte.
Blutë e Londrës janë në treg për lojtar të klasit botëror dhe besohet se Ramos mund të shtojë cilësinë në mbrojtjen e Chelsea.
Manchester United u besua se ishin favoritë për ta transferuar spanjollin por Chelsea do të garojë për të nënshkruar me të.
United besohet t’i ofrojnë një marrëveshje prej 20 milionë funteve për 29 vjeçarin por Real Madridi e ka caktuar një shumë prej 50 milionë funteve, sipas the Mirror.
Manchester City është gjithashtu i lidhur për një transferim të anësorit spanjoll dhe është i gatshëm të paguaj shumën që kërkohet nga Real Madridi, raporton Metro.uk, transmeton Klan Kosova.