Real Madrid ka marrë një ofertë zyrtare prej 70 milionë eurosh për Rodrygo.
Oferta vjen nga Chelsea dhe përfshin 60 milionë euro fikse plus 10 milionë në formë bonusesh.
Klubi madrilen po analizon situatën, pasi sulmuesi brazilian nuk po kalon momentin më të mirë dhe konkurrenca në repartin ofensiv është rritur.
Chelsea e sheh Rodrygon si pjesë kyçe të projektit të ri dhe është i gatshëm ta bëjë prioritet verën e ardhshme.
Vendimi përfundimtar pritet të merret pas përfundimit të sezonit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.