Lajmet e fundit

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk, në një marrëveshje tetëvjeçare e gjysmë, për një tarifë prej 100 milionë eurosh.
Pas muajsh spekulimesh, e ardhmja e Mudryk më në fund është zgjidhur dhe ai do të shkojë në Londër. Por në një kthesë të papritur, ai u lidh me Blutë - jo me Topçinjtë - me Chelsean që përfundon një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin ukrainas përpara Arsenalit.
“Jam shumë i lumtur që nënshkruaj me Chelsean. Ky është një klub i madh, në një ligë fantastike dhe është një projekt shumë tërheqës për mua në këtë fazë të karrierës sime. Jam i emocionuar të takoj shokët e mi të rinj të skuadrës dhe mezi pres të punoj dhe të mësoj nën Graham Potter dhe stafin e tij", tha Mudryk për faqen zyrtare të Bluve.