Lajmet e fundit

Vazhdon interesimi i Chelseat për mbrojtësin e majtë brazilian të Galatasarayt, Alex Telles, por oferta e parë e ekipit londinez është hedhur poshtë nga klubi turk.
Mbrojtësi 22-vjeçar i ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij në SuperLigën turke gjatë sezonit të kaluar dhe sipas Daily Star, kjo nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga blutë, të cilët tash janë të interesuar të sigurojnë shërbimet e tij.
Megjithatë, ekipi turk ka refuzuar ofertën e parë të londinezëve në vlerë prej pesë milionë funtesh, e cila u konsiderua qesharake, pasi pothuajse aq ishte blerë ai nga Gremio.