Lajmet e fundit

Diego Costa-s i është thënë që duhet të kthehet në sërvitje dhe të jetë në dispozicion për skuadrën e parë të Antonio Conte-s, sipas The Sun.
Sulmuesi nuk është kthyer në stërvitje pasi që po shikon të largohet nga Stamford Bridge, që kur Conte raportohet t’i ketë thënë se ai nuk i nevojitet më klubit.
Costa është ankuar se “po trajtohet si kriminel” nga Chelsea, porse i kanë thënë që e ka shkelur kontratën duke iu shmangur stërvitjeve dhe rrezikon që të gjobitet nëse nuk shkon që të stërvitet.