Lajmet e fundit

Chelsea do të duhej t’ia paguante Antonio Conte-s nëntë milionë funte, nëse Të Kaltrit vendosin që ta shkarkojnë trajnerin italian, pohon The Daily Telegraph.
Largimi i Contes duket të jetë vetëm një prej problemeve me të cilat do të përballet Chelsea gjatë kësaj vere.
Kjo pasi që yje të skuadrës, si Eden Hazard, Thibaut Courtois, Cesc Fabregas, Pedro, Gary Cahill, David Luiz dhe Oliver Giroud po ashtu raportohet se po përballen me një të ardhme të paqartë në Stamford Bridge.
Shtoja këtu mosarritjen e tyre që ta sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve për stinorin e ardhshëm, atëherë situata e kampionit në fuqi të Anglisë vazhdon të përkeqësohet.