Lajmet e fundit

Chelsea ka fituar Kupën e Botës për Klube ndaj Palmeiras, me rezultat 2-1.
Pjesa e parë u karakterizua me pak raste, teksa u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë, Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 54-të, me Romelu Lukakun, pas një harkimi të bukur nga Callum Hudson-Odoi, mirëpo klubi brazilian u kundërpërgjigj pas 10 minutave, me Raphel Veiga, i cili ishte i saktë nga penalltia.
Gola të tjerë nuk kishte dhe ndeshja shkoi në vazhdime, ku Chelsea kaloi prapë në epërsi me Kai Havertz, në minutën e 117-të, i cili ishte goli i fitores.
Chelsea e fiton Kupën e Botës për Klube për herë të parë në histori të klubit. /Klankosova.tv/